Brukseli diskuton rreth pranimit të Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Schengen

Një grup i ministrave të Brendshëm nga shtetet anëtare të BE-së janë mbledhur të enjten në Bruksel, për të vendosur nëse do ta pranojnë Bullgarinë, Rumaninë dhe Kroacinë në zonën Schengen

Foto ilustruese





Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, janë mbledhur të enjten në Bruksel, për të vendosur nëse do ta pranojnë Bullgarinë, Rumaninë dhe Kroacinë në zonën Schengen.

Kroacia besohet se ka më shumë mundësi për t’u pranuar.

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje vendeve të bllokut evropian që ta mundësojnë hyrjen e këtyre shteteve në zonën e lëvizjes së lirë, mirëpo jo të gjitha shtetet e mbështesin propozimin, shkruan REL.

Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë të martën se Qeveria e tij është e gatshme ta pranojë Kroacinë, mirëpo është kundër pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë për shkak të shqetësimeve për migrimin.

Parlamenti i Holandës e ka miratuar një rezolutë në muajin tetor, duke thënë se nevojitet analizë më e thuktë për funksionimin e rendit dhe ligjit, por edhe nivelin e luftimit të korrupsionit në Bullgari dhe Rumani.

Përpjekjet e Bullgarisë dhe Rumanisë për të hyrë në këtë zonë, janë bllokuar për më shumë se një dekadë, prej kur Komisioni ka vlerësuar se këto dy vende janë të gatshme për anëtarësim.

Vendet anëtare duhet të miratojnë në mënyrë unanime pranimin e një shteti të ri.

Zona Schengen – me 26 vende anëtare – nënkupton pezullim të kontrolleve kufitare mes vendeve anëtare dhe u mundëson qytetarëve të udhëtojnë, punojnë dhe jetojnë në një shtet tjetër anëtar, pa pasur nevojë për viza apo leje të tjera shtesë.

Bullgaria, Rumania, Kroacia, Irlanda dhe Qiproja, janë vendet e vetme të BE-së që nuk janë pjesë e zonës Schengen.

Në anën tjetër, Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni, nuk janë vende të BE-së, por janë anëtare të zonës Schengen.





Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika