Buja: Lipjani ka nevojë për zgjidhje afatgjata në trafik, jo projekte të cunguar

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka kritikuar qeverisjen aktuale të komunës për ndryshimin e projektit të zgjerimit të rrugëve kryesore të qytetit.

Ai tha se ky projekt, i cili ishte paraparë të zgjidhte problemet e trafikut në Lipjan, është reduktuar nga katër korsi në vetëm tri, duke sjellë bllokime të kryqëzimeve dhe kaos në komunikacion.

“Qyteti i Lipjanit është vazhdimisht në rritje dhe ka nevojë për zgjidhje afatgjata në trafik.

Prandaj nisëm projektin për zgjerimin e rrugëve kryesore me 4 korsi, me shtigje për biçikleta dhe trotuare për këmbësorët.
Fatkeqësisht, qeverisja aktuale e ndryshoi projektin:
nga katër korsi në vetëm tri, duke sjellë kaos trafiku dhe bllokim të kryqëzimeve.
Ne do ta përfundojmë projektin ashtu siç ishte planifikuar:
– Katër korsi të plota për qarkullim,
– ⁠Dy rrethrrotullime funksionale për lehtësimin e pengesave,
– ⁠Vazhdimin e rrugës Qamil Olluri deri te rruga Sadik Shala, që do të shkarkojë qendrën nga trafiku i rënduar.
Ky nuk është vetëm një projekt rruge”, ka shkruar Buja.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika