Bujar Shabani, ortopedi i parë shqiptar në lojërat olimpike

Bujar Shabani është ortopedi i parë shqiptar që do të kujdeset për atletët më elitarë botërorë në Lojërat Olimpike "Paris 2024"

Bujar Shabani është ortopedi i parë shqiptar që do të kujdeset për atletët më elitarë botërorë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Shabani është i ftuar te emisioni “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini.

“Seleksionimi është bërë në bazë përmes dokumentacionit dhe CV. Pastaj ka kaluar në intervistë dhe në teste profesionale. Dhe në fund test psikologjik”, ka thënë Shabani rreth procedurave të përzgjedhjes së tij si ortoped, në këtë rast, i pari shqiptar në Lojërat Olimpike.

Veçantia e ortopedisë sportive, sipas Shabanit, është “përgjegjësia e madhe” që ka të bëjë me një person nga i cili varet “profesioni dhe e ardhmja e tij”.

Një shembull suksesi të punës së suksesshme të ortopedisë, Shabani e ka përmendur rastin e lëndimit të kampiones së xhudistes kosovare, Majlinda Kelmendi, ku pas lëndimit, ajo e ka fituar epitetin kampione e xhudos.

Ai ka shtuar se në Kosovë mungojnë disa kushte elementare rreth avancimit të ortopedisë si profesion, në “aspektin e gamës së intervenimeve”, por “jemi mirë sepse shumica e ndërhyrjeve realizohen edhe këtu”.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika