Burri i Shkurte Fejzës goditet nga një veturë, gjendja e tij stabile

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares, Shkurte Fejza, është goditur nga një veturë sot në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, vajza e tij, Gresa Behluli.

“Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha shkurtimisht ajo.

Ai tashmë është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit.

Edhe Policia ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda por që është jashtë rrezikut për jëtë.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e përfshira”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Prizren Shaqir Bytyqi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika