Burri nga Teksasi vret të dashurën, pasi ajo abortoi

I dyshuari për vrasjen, 22-vjeçari Thompson u arrestua më vonë të mërkurën dhe po mbahet në burgun e qarkut Dallas

26-vjeçarja Gabriella Gonzalez u qëllua në kokë në një parking nga 22-vjeçari Harold Thompson, pasi ajo abortoi në një shtet tjetër, thotë policia e Dallas.

Ai u burgos i akuzuar për vrasje që nga e premtja.

Teksasi i ndaloi abortet pas afërsisht gjashtë javësh shtatzënie në shtator 2021. Por, pothuajse të gjitha abortet janë ndalur në Teksas, me përjashtim të rasteve të urgjencës mjekësore.

“Besohet se i dyshuari ishte babai i fëmijës”, thuhet në deklaratë. “I dyshuari nuk donte që Gonzalez të bënte një abort.”

Videoja e vëzhgimit nga parkingu tregon se Gonzalez e shtyn dhe të dy vazhdojnë të ecin, tha policia. Thompson pastaj nxjerr një armë dhe qëllon Gonzalez në kokë. Ajo bie në tokë dhe Thompson e qëllon disa herë përpara se të ikë, thuhet në deklaratë, raporton THE GUARDIAN.

Thompson u arrestua më vonë të mërkurën dhe po mbahet në burgun e qarkut Dallas.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika