Byrek me patëllxhanë dhe djathë

Byreku është një gatesë që bën pjesë tek brumërat e pjekur

Përbërësit:

1 pako petë të gatshme

4-5 patëllxhanë

1 spec jeshil

1 spec i kuq

2 qepë mesatare

1 domate

1 tufë majdanoz

4-5 lugë vaj ulliri

1 limon (lëngu)

2 kokrra vezë

200 gr djathë

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht pastroni patëllxhanët nga lëkura dhe prisni në rende. Më pas i vini patëllxhanët e grirë në një tas dhe i vini pak kripë dhe lëng limoni dhe i lini që të lëshojnë lëngun e tyre përreth 30 minuta.

Ndërkohë, në një tigan me bazë të gjerë fërgoni qepët e grira me vaj ulliri, sapo qepa të jetë fërguar shtoni specat e grirë dhe i fërgoni bashkë për 2 minuta. Më pas ia shtoni gjysmë gote me ujë të ngrohtë dhe i lini të zihen për 3-4 minuta derisa të zbuten.

Pastaj shtoni domaten e grirë në rende dhe pak vaj ulliri dhe e lini salcën edhe për 5 minuta në zjarr. Vendosni patëllxhanët në një kulluese për t’ua larguar lëngun që kanë lëshuar dhe më pas i shtoni te salca e përgatitur. Rregullojeni shijen me kripë dhe piper dhe e lini mbushjen e byrekut të gatuhet për 7-8 minuta në zjarr mesatar duke e trazuar herë pas here.

Në fund, shtoni majdanozin e grirë hollë, e largoni tiganin nga zjarri dhe e lini të ftohet plotësisht.

Pasi masa e përgatitur për mbushjen e byrekut të jetë ftohur, shtojmë vezët e rrahura mirë bashkë me djathin e thërrmuar.

Lyejmë një tepsi mirë me vaj ulliri dhe shtrojmë tri petat e para duke u hedhur secilës nga pak vaj ulliri. Më pas shtrojmë pjesën e parë të mbushjes. Vijojmë me shtrimin e dy petave të tjera, mbushje, petë, mbushje, petë. E vendosim byrekun të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për 25-30 minuta.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika