Bytyqi: As 50% e votave nuk e kënaqin Kurtin, synimet janë përtej qeverisjes

Muhamet Bytyqi ka vlerësuar se rezultati zgjedhor, pavarësisht përqindjes së lartë të votave, nuk është i mjaftueshëm për kryeministrin Albin Kurti. Sipas tij, ambiciet e Kurtit shkojnë përtej qeverisjes së zakonshme, çka sipas Bytyqit ngre pikëpyetje për drejtimin politik dhe pritshmëritë që ai ka ndaj qytetarëve të Kosovës

Njohësi i çështjeve politike Muhamet Bytyqi ka komentuar situatën politike në vend pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe mundësinë e krijimit të institucioneve të reja.

Ai ka deklaruar se edhe në muajin shkurt ka pasur hapësirë të mjaftueshme për formimin e institucioneve, por se ka munguar vullneti politik për ta bërë këtë.

Bytyqi ka theksuar se edhe tani vendin e pret një skemë krize, e cila sipas tij pritet të shfaqet në fund të shkurtit ose në fillim të marsit, periudhë kjo kur duhet të zgjidhet edhe presidenti i ri i vendit.

“Në situatën në të cilën jemi, realisht pushteti nuk i ka numrat për të zgjedhur një president nga radhët e veta dhe i duhet mbështetja e një subjekti opozitar apo partneri për qeverinë”, ka thënë ai.

Sipas Bytyqit, as rezultati prej 50 për qind të votave nuk e kënaq kryeministrin Albin Kurti.

“Nuk besoj se z. Kurti as 50% e knaqin, sepse synimet e tij janë përtej qeverisjes dhe kjo situatë pak më frikëson në kuptimin se çka po do ai prej qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Bytyqi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika