Bytyqi: Kosova s’ka komoditet ta refuzojë dialogun – Po flitet se mund të kthehet Trump

Profesori Seb Bytyqi në “Five”, tha se Kosova nuk e ka komoditetin ta refuzojë dialogun dhe të mos ketë planë se si të shkohet tutje

Profesori Seb Bytyqi

Profesori Seb Bytyqi ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë ta shohë dialogun me Serbinë si të vetmen rrugë për të ecur përpara.

Bytyqi, në “Five”, tha se Kosova nuk e ka komoditetin ta refuzojë dialogun dhe të mos ketë planë se si të shkohet tutje

“Kosova nuk ka komoditet ta refuzojë dialogun, gjithashtu nuk ka komoditet të qëndrojë në situatë amullie ku nuk ka plan se si do shkohet përpara, kjo situata ku jemi tash që ka dështuar negocimi për planin e zbatimit, në shtatorin e vitit të kaluar, ajo u pasua me opsionin e dhunës nga Seria. Në të njëjtën kohë kemi presion për zbatimin e marrëveshjes, Asociacionit, kjo u bë kusht për KiE. Kosovës i konvenon të ketë plan implementimi, që të caktohet qartë që Kosova ta bëjë hapin, dërgimi në kushtetuese të draftit, që të hapen rrugët për KiE…”, tha ai.

Bytyqi i përmendi edhe zgjedhjet presidenciale në ShBA dhe rikthimin e mundshëm të Trumpit. Sipas tij, rikthimi i tij ka bërë që disa cështje mes tyre edhe dialogu Kosovë – Serbi, të shihen me urgjencë.

“Kemi ndryshime në Komisionin Evropian, është edhe çështja e zgjedhjeve në ShBA që ndodhin në nëntor, ekziston një frikë që mund të kthehet Trump dhe ka urgjencë që të merren disa hapa që e parandalojnë përkeqësimin e situatës edhe në raport me Ukrainën, por kjo po vlen edhe për Ballkan. Ka urgjencë edhe për dialogun Kosovë  – Serbi”, tha ai.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika