Bytyqi: Qasja në dialog e BE-së ka qenë t’i bëjë presion Kosovës

Profesori, Seb Bytyqi, nga Londra ka thënë se Kosova është nën presion të madh nga Bashkimi Evropian në lidhje me dialogun me Serbinë. Ai ka theksuar se presioni ndaj Kosovës është rritur pas luftës në Ukrainë dhe ka pasur një marrëveshje që të zbuten kritikat ndaj Serbisë

Profesori Seb Bytyqi

Profesori nga Londra, Seb Bytyqi, ka thënë se presioni kryesor ka qenë mbi Kosovën nga Bashkimi Evropian sa i përket dialogu me Serbinë.

Bytyqi ka theksuar se presioni ndaj Kosovës është rritur pas luftës në Ukrainë, dhe se ka pasuar një marrëveshje që të zbuten kritikat dhe presioni ndaj Serbisë.

“Të gjithë e dimë  që Kosova ka presion shumë të madh, presoni është rritur pas luftës në Ukrainë. Ka pasur një marrëveshje të heshtur që Serbia të furnizojë Ukrainën me armë dhe të zbuten kritikat dhe presioni ndaj saj. Presioni kryesor ka qenë mbi Kosovën, qasja e dialogut e BE-së ka qenë t’i bëjë presion Kosovës.

Kjo qasje ka vazhduar deri më tash, pas sulmit në Banjskë ka një ndryshim të retorikës, ku theksohet obligimi i të dyjave palëve dhe sa i përket dialogut, duhet të kemi qasjen të ketë pabarazi dhe drejtësi dhe mos t’i bëhet presion vetëm njërës palë. Po nëse theksohen marrëveshjet e mëhershme, të thekson obligimet për të dyja palët”, ka thënë Bytyqi në “FIVE” të Dukagjinit.

Kurse, sa i përket zbatimit të marrëveshjes bazë, Bytyqi ka theksuar se Serbia mund të heqë dorë nga anëtarësimi në BE, për të evituar zbatimin e marrëveshjes.

“Përveç që kemi deklaratat nga BE-ja që marrëveshja do të bëhet pjesë të integrimit të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Do të jenë pjesë të procesit të integrimit. Për shembull, për kapitullin 35, nëse Serbia dëshiron të hapë kapitullin 35 për negociata anëtarësim, atëherë duhet ta zbatojnë marrëveshjen Bruksel e Ohër. E njëjta vlen edhe për Kosovën.

Pra, kjo bëhet më shpresë që të kushtëzohet anëtarësimi me zbatim të marrëveshjeve, mirëpo, duhet të kemi gjithmonë parasysh  se Serbia mund të heqë dorë nga anëtarësimi për të evituar zbatimin e marrëveshjes”, ka theksuar Bytyqi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika