Çajnikët që u përdoren për të përhapur ideologjinë

Pas ardhjes në pushtet të bolshevikëve në 1917, përdorën mënyra të ndryshme për të paraqitur ideologjinë e tyre para popullit. Çajnikët me vizatime të ideologjisë komuniste ishin njëra nga mënyrat e shumta

Disku i flamurit të kuq, Mikhail Peshcherov 1921.

Ishte viti 1917 dhe në Rusi bolshevikët kanë marrë pushtetin, duke hequr nga froni Carin dhe duke shpallur një regjim revolucionar komunist që do t’i transferonte mjetet e prodhimit te njerëzit. Brenda një viti, familja mbretërore dhe shoqëruesit e tyre vdesin ndërsa imperializmi shpërbëhet me dhunë për t’i hapur rrugë të ardhmes së re radikale të Rusisë.

Në vitin 1927, në Rusi bolshevikët marrin pushtetin, dhe shpërbëjnë imperializmin për ti hapur rrugë të ardhmes radikale të Rusisë.

Por ka mbetur diqka nga ajo kohë e imperializmit është Fabrika Imperiale e Porcelanit (FIP) në periferi të qytetit që tani njihet si Shën Petersburg.

Qajnikët që prodhoheshin nga ajo fabrikë dilnin të palyer dhe të bardhë, por tash me Vladimir Lenin në krye, qajnikët5 e porcelanit ngjyrosën nga avangardë të etur për të shprehur ideologjitë e tyre utopike dhe për të ngjallur entuziazëm për epokën e re socialiste, duke i dhënë këtij materiali delikat borgjez një jetë të dytë të papritur, pothuajse kontradiktor.

Shenja dalluese e FIP, gërvishej dhe pikturohej një drapër dhe një çekiq, emblema që simbolizon bshkimin e puntorit dhe fshatarit, dhe që ky simbol do të shfaqej në flamurin e Bashkimit Sovjetik.

Silueta e oxhaqeve të fabrikës, Nina Zander, 1919 (Kredia: Muzeu Hermitage, Amsterdam).

Porcelani agjitacion, siç u bë i njohur, shfaqte shëmbëlltyra të Leninit  dhe ishte zbukuruar me thirrje për veprim, shkruan Deborah Nicholls-Le për BBC.

Krijuesit e këtyre veprave shpresonin të galvanizonin proletariatin, imazhi i idealizuar i pikturuar me dorë i të cilit doli gjithashtu nga linja e prodhimit – mjaft e ngadaltë -. Punëtorët e emancipuar tani zunë qendër në skenë, shpesh si motorë fisnikë të industrisë, duke ecur drejt një të ardhmeje rrezatuese, siç shihet në fletët e  Mikhail Adamovich  (1921) dhe  Anton Komashka  (1923), ose fshatarë që marrin armët me gëzim, si në  vitin 1922 të Natalia Dankos.

Pjata “Ndihmo popullatën e uritur”, Rudolph Wilde (fjalë) dhe Alexander Kudriavtsev (pikturë), 1921.

Kjo ishte një kthesë të çuditshme, pasi enët e destinuara dikur për festat luksoze të Romanovëve tani ishin zbukuruar me të kuqtë militantë që shkelnin gëzofët e tyre të bardhë (Adamovich, 1923).

Ushtari i kuq (Adamovich, 1923).

Seti i shahut prej porcelani i Dankos (1923) përdori të njëjtën lojë me ngjyra, me një ushtri të kuqe që merrte një mbret me skelet të bardhë, pengjet e proletariatit të të cilit janë në zinxhirë.

Seti i shahut prej porcelani i Dankos   (1923).

Kjo ishte edhe një mënyre e drejtpërdrejtë e shtjellimit të ideologjisë së tyre komuniste, ku ata morën diçka që përdorej vetëm nga borgjezia, dhe vizatuan fshatarë të thjeshtë në ato copa prej porcelani. pra, kjo ishte një mënyrë e tregimit të ideologjisë së tyre, pra shoqërisë pa klasa, pa ndarje klasore, ku s’kemi as te varfër dhe shoqëri borgjeze.

Këto copa porcelani duhet ti shohim vetëm si copa arti, dhe asgjë më shumë pasi pasojat e komunizmit ishin shumë të rënda për popullin rus.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika