Cakolli: Fuqia politike nuk matet me numrin e komunave, por me buxhetin që qeverisësh

Eugen Cakolli, KDI

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve lokale, duke thënë se interpretimi i rezultateve nuk duhet të kufizohet vetëm në numrin e komunave të fituara nga partitë politike, por në peshën reale të qeverisjes që secila prej tyre do të mbajë.

Në një analizë të publikuar pas përfundimit të zgjedhjeve, Cakolli vuri në dukje se “fuqia politike nuk matet vetëm me sa komuna ke, por me sa njerëz dhe sa para qeveris realisht”.

Sipas tij, krahas numrit të komunave, kriteri më i drejtë për të matur fuqinë e partive është përmasa e buxheteve që ato do të menaxhojnë në mandatin e ardhshëm.

“Ndonëse është vështirë me argumentu ose me i bindë tifozët partiakë – disa prej të cilëve janë pa profesion, disa me profile ‘fake’, disa me injorancë mbi analiza pas-zgjedhore – prapë se prapë, ia vlen që për diskutim publik të shtrohen edhe teza e aspekte lidhur me peshën politike të qeverisjes lokale nëpër komuna.

Fuqia politike nuk matet vetëm me numrin e komunave të fituara, por edhe me madhësinë e përgjegjësisë që secila parti do të mbajë – pra, me buxhetin që do të qeverisë. Sepse politika nuk mund të kufizohet vetëm tek “sa komuna ke”, por sa njerëz dhe sidomos me sa para qeveris realisht.
Kaq e thjeshtë. Po edhe kjo, për disa, e di që është shumë.
Po, Lëvizja Vetëvendosje ka rritjen më të madhe të numrit të komunave të fituara krahasuar me vitin 2021, dhe tash do të qeverisë me 7 komuna, po aq sa LDK-ja. Por vetëm aspekti numerik, në sisteme të decentralizuara, nuk ofron tablo të plotë të situatës, sepse për ashtu, Lista Serbe ka fituar më së shumti komuna. E mbi të gjitha, këto jo medoemos replikohen edhe në zgjedhjet potenciale parlamentare.
Kaq e thjeshtë. Po edhe kjo, për disa, e di që është shumë.
E rezultatet, të bazuara në shifrat zyrtare të buxheteve komunale për vitin 2026, sipas partive kryesore që do t’i udhëheqin ato, janë si vijon:
• LDK → 7 komuna me buxhet total ~€272 milionë
• PDK → 6 komuna me buxhet ~€195 milionë
• LVV → 7 komuna me buxhet ~€171 milionë
• AAK → 5 komuna me buxhet ~€119 milionë
Pra, LDK-ja do të qeverisë rreth një të tretën e buxheteve komunale të Kosovës. PDK-ja dhe LVV-ja ndjekin me peshë të ngjashme, ndërsa AAK-ja ruan pozicion të qëndrueshëm me komuna të mesme, por me buxhete solide.
Këto janë paratë që do të menaxhohen, kontratat që do të nënshkruhen dhe projektet që do të prekin qytetarët. Matja mbi këtë premisë – ndonëse jo e vetmja e as përfundimtare – është ndër më objektivet për të analizuar ndikimin politik në nivel lokal, dhe si e tillë përdoret në plot vende”, ka shkruar Cakolli.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika