Camavinga do t’i shërbejë Real Madridit edhe disa vite

Eduardo Camavinga ka vazhduar kontratë me Real Madridin edhe për pesë vitet e ardhshme

Eduardo Camavinga

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Eduardo Camavinga ka arritur marrëveshje me ekipin e Real Madridit për ta vazhduar kontratën e tij. Camavinga do të jetë pjesë e Real Madridit edhe për pesë sezonet e radhës.

Camavinga i është bashkuar Real Madridit në vitin 2021, dhe që nga atëherë ka zhvilluar 99 ndeshje. Ai luan si mesfushor qendror.

Por, me trajnerin Carlo Ancelotti, atij iu ndryshua pozita e lojës. Ancelotti e ka shndërruar Camavingën në mbrojtës të krahut të majtë. Vetëm në edicionin e kaluar 20-vjeçari ka luajtur gjithsej 59 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Camavinga ka fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s, Kupën e Botës për Klube, La Ligan, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, Kupën e Francës dhe Ligën e Kombeve.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika