Cameron në KFOR, Ulutaş e falënderon për kontributin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar

Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka vizituar KFOR-in, ku është pritur nga komandanti i misionit, Özkan Ulutaş

Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka vizituar KFOR-in, ku është pritur nga komandanti i misionit, Özkan Ulutaş.

Kështu ka bërë të ditur KFOR-i, përmes një postimi në rrjetin social X.

“Gjatë takimit, Komandanti i KFOR-it shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it”, ka shkruar KFOR në rrjetin social X. 

Cameron, po ashtu, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kosovë është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika