Cana kritikon ashpër Sveçlën: Po sillet si një rrugaç, në shtetet demokratike s’do të ishte ministër

Ish-diplomati Edon Cana ka kritikuar ashpër Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, duke e quajtur atë “rrugaç”

Ish-diplomati, Edon Cana, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, të cilin e quajti “rrugaç”.

Sipas tij, Sveçla “po sillet si një rrugaç” në raport me ligjin, policët dhe me vetë shtetin e Kosovës.

“Kjo qeveria ka reaguar që ketë çështje nacionale për të kanë më shumë rendësi në aspektin popullsit sesa në aspektin e forcimit të shtetit dhe mbrojtjes së shtetit. Çfarë ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme është skandaloze, në cilin d shtet shtet, thirrini profdsioanel poloc iu tregojnë. Po ku guxon ministri në shtete normale demokratike të veprojë, po sillet si një rrugaç në raport më ligjin, në raport me shërbimin policor dhe në raport me shtetin e Kosovës”, Ka thënë Cana, në “FIVE të Dukagjni.

“Çdo ditë është nëpër gjykata për dhunë ndaj policisë”, ka shtuar Cana.

Sipas Canës, sistemi gjyqësor është i “kapur” prej partisë në pushtet.

“Vet fakti që kryeparlamentari deklaron që ka pritur që do të dënohet për një veprim të tillë dhe nuk dënohet nga gjykatat, çfarë tregon? Gjykatat janë të kapura nga ky pushtet, se përndryshe nuk ka ndonjë shpjegim tjetër. Edhe vetë fakti që ti ke një ministër Punë të Brendshme, i cili çdo ditë pret që t’i parashkruhet landa për dhunë ndaj zyrtarëve policorë ndaj shtetit të Kosovës dhe e sheh që vepron me një, si të them, veprim antiligjor në raport me ligjin sa i përket operacioneve policore, kjo është shkelje e rëndë e ligjit. Nuk guxon të jetë ministri i Punëve të Brendshme pjesë e proceseve ë policore në shtet demokratike, jo. A në shtete autokratike, po.”, ka theksuar Cana.

Gjithashtu, Cana ka kritikuar edhe diplomacinë kosovare, duke thënë se Qeveria Kurti bazuar në veprimet është Qeveri e ‘pazareve”.

Sipas tij, Qeveria Kurti po ndërmerr veprime vetëm në bazë të presionit ndërkombëtar.

“Kjo qeveria bazuar në veprime jo në deklarata është Qeveri e pazareve. D.m.th. këta në çdo gjë kanë hyrë në pazare. Kjo qeveria ka ardhur me një superioritet moral të një drejtësie absolute një ndërmarrje të pa shtrembëruar, e cila do të jetë e pa ndryshueshme. Dhe po del që jo qeveri është më e dobëta sa I përket negocimit diplomatik. Sepse të gjitha veprimet ë janë marrë, janë ndërmarrë në raport me presionin”, ka shtuar Cana.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika