Canaj: Miqësia në mes të Francës e Serbisë është historike, sado që mundohemi ta zbusim

Ish-diplomati, Blerim Canaj, ka thënë se miqësia në mes të Francës e Serbisë është historike.

Në emisionin “FIVE”, Canaj ka deklaruar se investimet në Serbi nga vende të ndryshme janë të shumta, kështu që nëse një shtet dërgon ndonjë financim në Serbi, e bën këtë për mbrojtje të investimeve.

“Ne gjithë e dime se miqësia mes Francës e Serbisë është historike, ajo qëndron, sado që mundohemi ta zbusim ne. Franca së bashku me Gjermaninë është në një “garë”, nëse mund ta quaj ashtu, se cili është faktori në Evropë dhe BE, dhe në kuadër të kësaj gare vërehen, nëse Franca i shiti avionë luftarakë Serbisë, që ende nuk dihet a ka ndodhur marrëveshja, ne morëm pajisje ushtarake nga Gjermania”, ka deklaruar Canaj.

Ndërkaq, në lidhje me deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndaj ambasadorëve të QUINT-it, të cilët i quajti “gënjeshtarë”, ka thënë se kjo ka të bëjë me partneritetet që ekzistojnë në mes të palëve dhe se, sipas tij, më e rëndë do të konsiderohej nëse do të thuhej nga Kosova sesa nga Serbia.

“Ka të bëjë me partneritetet që ekzistojnë, më e rëndë është kur ne e themi, sesa kur e thotë Serbia”, ka vijuar ai.

Edhe analisti politik, Albinot Maloku, ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Vuçiqi ka një qasje të tillë.

Sipas tij, po të kishte këtë fjalor secili lider rajonal ndaj faktorëve ndërkombëtarë, atëherë do të kishte irritim.

“Nuk është hera e parë që ka këtë qasje, do e përmendja edhe ambasadorin Hill, i cili ka një qasje të çuditshme. Me gjithë këtë përqasje, të kishte këtë fjalor secili lider rajonal ndaj faktorit ndërkombëtar, do të kishte irritim”, ka thënë Maloku.

Sipas Malokut, BE-ja ka një raport dyfytyrësie ndaj vendeve të Ballkanit në krahasim me Serbinë dhe qasjen ndaj saj.

Ndryshe, Vuçiqi ka qëndruar të hënën dhe të martën në Paris. Ai ka takuar presidentin francez, Emmanuel Macron dhe zyrtarë të mbrojtjes, përfshirë zyrtarët e kompanisë prodhuese të aeroplanëve, “Dassault Aviation”.

Vuçiqi ka thënë se ka pasur bisedë shumë të mirë me Macron-in të hënën në mbrëmje, e që zgjati më shumë se tri orë, dhe se “kanë arritur marrëveshje konkrete për blerjen e aeroplanëve luftarakë ‘Rafale’”.

Ai ka thënë se kontratat do të nënshkruhen në dy muajt e ardhshëm në praninë e Macron-it, duke shtuar se blerja e aeroplanëve të sofistikuar do ta zgjerojë ndjeshëm bashkëpunimin ushtarak dhe ndërshtetëror në mes të dy vendeve.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika