Çeku: Në 4 vitet e ardhshme do të investohen mbi 1.5 miliardë euro në Prishtinë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, në Debat Plus ka deklaruar se në katër vitet e ardhshme kryeqyteti do të ketë investime që kapin vlerën mbi 1.5 miliardë euro.

Ai theksoi se nëse fiton mandatin, buxheti total i Komunës për katër vitet e ardhshme arrin në 650 milionë euro, ndërsa 170 milionë euro janë financime të ndërmarrjeve komunale si Termokos, Trafiku Urban e Pastrimi.

“Qysh e shohë unë Prishtinën edhe qysh do të jetë në katër vitet e ardhshme. Do të jetë një Prishtinë ku do të investohen të paktën 1.5 miliardë euro në mandatin e ardhshëm. Fillimisht buxheti i komunës për 4 vitet e ardhshme në total shkon në 650 milionë euro, janë të komunës. Financimet që janë në pritje të një komune që është e përgjegjshme dhe që i menaxhon si duhet ndërmarrjet komunale i kemi rreth 170 milionë euro, i përmenda Termokosi, Trafiku Urban, Pastrimi e të tjerë”, ka deklaruar ai

Sipas tij, nga instrumentet financiare ndërkombëtare pritet të sigurohen mbi 450 milionë euro, ku përfshihet blerja e autobusëve të rinj për Trafikun Urban, 30 deri në 50 milionë euro për izolimin termik të ndërtesave, si dhe 22 milionë euro për zgjerimin e rrjetit të Termokosit.

Çeku përmendi edhe 70 milionë euro për rinovimin dhe ndërtimin e Kampusit të Konvikteve për Lojërat Mesdhetare, si dhe mbështetjen qeveritare për Unazën e Jashtme, ndërtimin e Teatrit të Operës, muzeun e artit bashkëkohor dhe izolimin e ndërtesave publike e private.

“Financimet e mundshme dhe në proces nga instrumentet financiare ndërkombëtare janë në vlerën mbi 450 milionë euro, këtu përfshihen trafiku urban blerjet e tjera të autobusëve. 30 deri në 50 milionë euro rinovim dhe izolim termik i ndërtesave, 22 milionë euro shtesë për zgjerim të rrjetit të Termokosit.  Rinovimi dhe ndërtimi i Kampusit të Konvikteve për Lojërat Mesdhetare 70 milionë euro, qendra e studentëve.

Janë edhe 240 milionë euro trajtimi i ujërave të zeza. Kësaj ia shtojmë edhe financimin nga Qeveria, unaza e jashtme, rinovimi dhe izolimi i ndërtesave publike edhe private si projekt me mbështetje nacionale. Tetarin i Operës fillon të ndërtohet, Prishtina bëhet me tetarin e ri të qytetit, me Muzeun e Artit bashkëkohor, janë të paktën 1.5 miliardë  me synimin që me i çu në 2 miliardë euro investime përmes cilave me qasje bashkëpunuese ne i japim zhvillim dhe transformim një Prishtine”, ka deklaruar tutje Çeku.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika