Çeku për rastin e Klan Kosovës: Ka mundur të ketë gabime edhe në hapa

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku për rastin e Klan Kosovës, ka thënë se mund të ketë gabime në hapa

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, për rastin e Klan Kosovës, ka thënë se mund të ketë gabime në hapa.

“Ka mundur të ketë gabime edhe në hapa, në kuptimin më tepër administrativ se si i jemi qasur kësaj çështjeje”, ka thënë ministri Çeku.

Çeku ka thënë se rasti ka të bëjë ekskluzivisht me çështje që janë procedurale.

“Rasti ka të bëjë ekskluzivisht me çështje që janë procedurale, pra fakti që në dokumetat tanë zyrtarë të regjistrimit të biznesit nuk guxon të figurojë Serbia sepse këtu nuk është Serbi, është Kosovë, këtu nuk ka askush dilema. Të gjithë ata që e kanë lejuar këtӕ duhet të japin llogari, kaq po themi edhe ne”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika