Çështja e dinarit/ Serbia dorëzon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Serbia ka kërkuar seancën të jashtëzakonshme të Kshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të rregullores së re të BQK-së, e cila ndalon përdorimin e dinarit si valutë në tregun e Kosovës

Serbia ka paraqitur kërkesë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit(KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për çështjen e dinarit, përkatësisht Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, ku dinari serb ndalohet si valutë për blerje dhe shitje në tregun e Kosovës.

Ambasadori i Serbisë në misionin e OKB-së, Nemanja Stevanoviq, sipas mediave serbe, ka dorëzuar kërkesën e Serbisë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, “për shkak të situatës në Kosovë”.

Të premten e dy shkurtit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte paralajmëruar për një seancë të KS-së për shkak të rregullores së re të BQK-së, e cila e ndalon përdorimin e mëtejmë të dinarit në Kosovë.

“Kërkesa tërheq vëmendjen për gjendjen aktuale në territorin e Kosovës që është në kontrast të thellë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe thekson se një situatë e tillë kërkon mbajtjen e një seance të veçantë të Këshillit të Sigurimit. Kërkesa i është dorëzuar Misionit të Guajanës në misionin e këtij shteti që aktualisht është kryesuese e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Serbisë.

Nga ana tjetër, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se shpresojnë që do të ketë pezullim të implementimit të rregullores së re të BQK-së.

​”Të gjithë nga kori diplomatik që foli për këtë çështje shprehu shqetësime shumë të ngjashme për mënyrën e zbatimit të saj. Unë vetëm mund të përsëris atë që Shtetet e Bashkuara shpresojnë të shohin. Ajo që shpresojmë të shohim është një pezullim në zbatimin e kësaj rregulloreje derisa të punohet më shumë”, ka thënë Hovenier.

Hovenier insiston të shtyhet zbatimi i rregullores së BQK-së për dinarin

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka shprehur qëndrimin se qytetarët serbë mund të pranojnë ndihmë nga Serbia, por kjo duhet të bëhet nëpërmjet kanaleve zyrtare dhe të ligjshme, duke përdorur euron si monedhë. Ai theksoi se Rregullorja e re e BQK-së nuk diskriminon një popullatë të caktuar dhe shtoi se koha do të tregojë se kush do të përfitojë nga ky vendim.

Guvernatori Ismaili: Ju siguroj se vendimi i BQK-së për ndalimin e dinarit nuk është kundër ndonjë popullate të caktuar

Reagime për rregulloren e re të BQK-së ka pasur edhe nga BE.

Zëdhënësi i BE-së, Petar Stano, ka thënë se “Përgjatë javës së shkuar kemi parë së paku dy shembuj të veprimeve që kanë nxitur shqetësimin e Bashkimit Evropian. Njëri ishte rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës dhe tjetra operacionet policore ndaj disa entiteteve të udhëhequra nga Serbia. Këta hapa janë shqetësues, për shkak se ata nuk kontribuojnë në shtensionimin e situatës“.

Stano: Veprimet e Kosovës të pakoordinuara dhe të njëanshme

Ndërsa, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se Kosova ka të drejtë të zbatojë Kushtetutën e saj.

“Derisa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar Kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, ka thënë ai.

Situata me dinarin, Rama: Kosova ka të drejtë ta zbatojë Kushtetutën e saj

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika