Çështja e koncensionit të sterilizimit, arrestohet ish-zëvëndësministri i Shëndetësisë në Shqipëri

Pas hetimeve të SPAK-ut dhe gjetjeve që rezultojnë se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin, GJKKO-ja ka vendosur arrest me burg për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepajn, dhe Ilir Rrapajn për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe mashtrim me pasoja të rënda

GJKKO-ja ka vendosur masën “arrest me burg” për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepajn, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe Ilir Rrapajn i akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda” për koncesionin e sterilizimit.

Siç raporton TCH, zyrtarë të tjerë të përfshirë janë Marsela Seriani dhe Saimir Kadiu të cilët u lanë në arrest shtëpie. Ndërsa, kundrejt Arben Gjatës, Naile Abazit, Gent Burazerit dhe Pertref Mersinit u vendos masa detyrim paraqitje.

Në lidhje me këtë çështje, disa ditë më parë është paraqitur në SPAK ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, pasi koncesioni u dha gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Lidhur me çështjen, në SPAK dha dëshminë e saj edhe ish-ministrja e Financave, Anila Denaj dhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Kujtojmë se në muajin qershor, SPAK-u tërhoqi dokumentet e sterilizimit dhe chekup në spitalet e vendit, lidhur me shërbimet që kryejnë, sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionaret që kanë fituar tenderin.

Hetimet e SPAK-ut që zgjasin prej dy vjet e gjysmë konstatojnë se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin.

Dosja e sterilizimit u kallëzua gjatë vitit 2019 nga “Nisma Thurje”, që theksoi se kontratë e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale e Partneritetit Publik Privat, firmosur në vitin 2015 në mes të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe kompanisë koncensionare “Sani Srevice” po i shkaktonte shtetit dëm ekonomik.

Një auditim i KLSh-së ka konstatuar se pajisje me vlerë gati 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë./TCH

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika