Çfarë deklaroi Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë në gjykatë për vrasjen e Liridona Ademajt

Naim Murseli dhe avokati i tij Ahmet Ahmeti deklaruan në gjykatë se Murseli nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke thënë se ishte edhe vetë i rrezikuar. Granit Plava dhe avokati i tij nuk kundërshtuan kërkesën e prokurorisë për paraburgim, duke vënë në dukje ndjeshmërinë dhe sigurinë e të dyshuarit. Ndërsa, Kushtrim Kokalla dhe avokati i tij, Ndec Dodaj e lanë vendimin e paraburgimit në diskrecion të gjykatës

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kreshnik Kollaka u deklaruan sot para gjykatës në seancën dëgjimore lidhur me kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit lidhur me dyshimet për vrasjen e Liridona Ademaj Murseli.

Pas mbajtjes së seancës në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës së Prishtinës u morr vendimi nga gjyqtarja e procedurës paraprake Sulltane Hoti për një muaj paraburgim për tre të dyshuarit.

Granit Plava bashkë me avokatin e tij Skender Gojani nuk e kundërshtuan caktimin e paraburgimit e kërkuar nga Prokuroria.

Sipas vendimit të gjykatës avokati Gojani ka deklaruar në seancë se për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe sigurisë së të dyshuarit Plava mbrojtja nuk e kundërshton kërkesën.

“Duke marrë parasyshë ndjeshmërinë e rastit, sigurinë e jetës së të pandehurit dhe shkallën e rrezikshmërisë ne si mbrojtje në këtë fazë të procedurës nuk jemi kundër kërkesës së prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit.”

Ndërsa i dyshuari Granit Plava e ka mbështetur atë se çka tha avokati i tij.

Ndërkaq, mbrojtja e të dyshuarit Kushtrim Kokalla me avokatin me autorizim Ndec Dodaj, e lanë çështjen e paraburgimit në diskrecion të gjykatës.

Sipas avokatit Dodaj, në seancën e sotme tha se provat e prezantuara nga Prokuroria janë shumë të përgjithsuara si dhe kushtet e numëruara për caktimin e paraburgimit janë të pa argumentuara.

Këtë qëndrim të avokatit e mbështeti edhe vetë i dyshuari Kokalla.

Sipas Prokurorisë kjo kërkesë është bazuar në provat e deritanishme ndër të cilat janë CD-të me video inçizime të vendit të ngjarjes dhe fotodokumentacione.

Në gjykate u deklarua edhe i dyshuari Murseli dhe avokati i tij Ahmet Ahmeti.

Murseli tha se ai nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe kishte qenë vetë i rrezikuar.

“Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, madje kam qenë vetë i rrezikuar dhe kam kërkuar ndihmë në të njëjtën kohë deri në ardhjen e policisë” – thuhet se kishte thënë i dyshuari sipas vendimit të gjykatës.

Avokati Ahmet Ahmeti kishte thënë se Naim Murseli nuk e ka kryer veprën penale në vend, kohë dhe mënyrë siç përshkruhet në dosjen e prokurorisë dhe nuk është i përfshirë në vrasje.

“I mbrojturi im nuk është fare i involvuar në kryerjen e këtyre veprave penale dhe nuk ka arsyje të përsëris veprën penale se nuk e ka bë”- kishte thënë avokati Ahmeti.

Në bazë të kësaj Ahmeti kishte kërkuar nga gjykata që kërkesën për caktimin e paraburgimit të mos e aprovojë, apo të caktojë një masë alternative./ Kallxo.com

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika