Çfarë është ETIAS-i, çështja që po kushtëzon Kosovën për heqjen e vizave?

Është raportuar se Kosova po kushtëzohet nga procesi i heqjes së vizave si shkak i sistemit ETIAS, propozim ky që besohet se është bërë nga zyrtarët francez dhe mbështetur nga katër shtete të tjera





ETIAS apo ndryshe “Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit” është një program i krijuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të mbrojtjes dhe forcimit të kufinjëve të tij.

Qëllimi kryesor i ETIAS është që të identifikojë kërcënimet ose rreziqet e mundshme që lidhen me vizitorët që udhëtojnë në cilindo nga vendet e zonës Shengen. Autorizimi i këtij programi do të jetë i nevojshëm për të hyrë në një vend anëtar të Shengenit nga ajri, toka ose deti.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e këtij sistemi. Një kërkesë e tillë erdhi nga Franca dhe e njëjta u mbështet edhe nga Belgjika, Suedia, Holanda dhe Spanja.

Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën më 2018 ndërsa më 12 tetor të këtij viti, ky Komision ka konfirmuar në Raportin vjetor të Progresit se i njëjti mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimi se shteti i ka përmbushur të gjitha kriteret.

REL: Franca kushtëzon liberalizimin e vizave





Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika