Neurokirurgu nga Turqia, Dr. Seit Öztürk, në emisonin “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjini, ka treguar më shumë detaje se çfarë është parkinsoni dhe se si funksionon “Bateria e Trurit”.
Ai ka thënë se parkinsoni është një problem që fillon të shfaqet nga mosha 45-50 vjeçare. Zakonisht fillon me dridhjen e duarve, moskontrollimin e pjesëve të trupit dhe kështu fillon që ta vështirësoi jetën e njerëzve. Neurokirugu ka treguar se këto vijnë nga mungesa e dopaminës.
Dr. Seit Öztürk ka rrëfyer se në fillim të trajtimit të këtij problemi, dopamina mund të ipet edhe përmes hapave para se të vazhdojnë me procedura tjera.
Neurokirurgu ka shtuar se në vitet e para marrja e këtyre hapave ka efekt pozitiv dhe me kalimin e kohës trupi fillon të bëj mbrojtje.
Neurokirurgu ka shtuar tutje se është shumë i lumtur për ftesën dhe për mirëpritjen që i është ofruar, teksa tregon se është hera e tij e parë që gjendet në Kosovë.
Ai është një ndër doktorët më të mirë të neurokirurgjisë. Pas studimeve në Turqi, në të njëjtin drejtim i kishte vazhduar studimet në Harvard, tashmë është kthyer dhe vepron në vendin e tij.
Dr. Seit Öztürk ka pacientë nga 44 vende të ndryshme që kanë marrë trajtimet e tij, derisa shpjegon se çmimet mundohet t’i ketë të përballueshme, por sipas tij, nëse e marrim rezultatin pas trajtimeve, është e pakrahasueshme.
Për më shumë informacione, mund të shikoni videon më poshtë: