Çfarë u tha pas takimit Kurti–Abdixhiku për çështjen e presidentit?

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar një takim pothuajse dyorësh në Kuvendin e Kosovës, ku kanë diskutuar për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja.

Pas takimit, Kurti ka deklaruar se me takime dhe bisedime mund të arrihet një marrëveshje brenda tri javëve të mbetura të afatit kushtetues.

“Jemi të përcaktuar që t’i shmangim zgjedhjet e reja, sepse ato nuk do të ishin zgjidhje”, ka thënë Kurti, duke shtuar se atmosfera në takim ka qenë konstruktive.

Ai ka theksuar se ende nuk është arritur një marrëveshje konkrete dhe se disa pjesë të diskutimeve do të mbesin konfidenciale. “Ndodhemi aty ku ndodhemi, unë vazhdoj të jem optimist, por këtë nuk mund ta them që e kemi sot”, është shprehur Kurti.

Kryeministri ka paralajmëruar se do të vazhdojë takimet edhe me liderë të tjerë politikë, përfshirë edhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamzën, në përpjekje për të shmangur zgjedhjet.

Ndërsa, Hamza nëpërmjet një komunikate për media i ka kthyer përgjigje Kurtit lidhur me ftesën për takim, duke i kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që për këtë temë të diskutohet në organet e partisë dhe më pas të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së.

Ndërkohë, Abdixhiku ka thënë se palët janë në proces të kërkimit të një zgjidhjeje të përbashkët dhe se takimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Po provojmë të gjejmë zgjidhje të përbashkët, konsensuale, me takime. Kjo është rruga që duhet ndjekur përpara”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka shtuar se ende nuk është diskutuar për emra konkretë për postin e presidentit, por se në proces janë kandidatët nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Në proces janë dy emra, kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-ja e ka pozicionin e vet të qartë se jo të gjitha pozitat shtetërore mund t’i takojnë një partie politike, ky është pozicioni ynë”, ka shtuar Abdixhiku.

Partitë politike kanë afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës. Në rast të mosarritjes së marrëveshjes, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika