Chris Eubank Jr: “Nëse humbas nga Conor Benn, do të tërhiqem nga boksi”

Eubank Jr do të përballet me Conor Benn më 8 tetor, 29 vjet pas ndeshjes së dytë të babait të tij me Nigel Benn, teksa ai deklaroi se nëse humbet nga Benn do të tërhiqet nga boksi profesional

Chris Eubank Jr dhe Conor Benn

Luftëtarët e gjeneratës së dytë do të rindezin rivalitetin e tyre familjar, duke ndjekur gjurmët e baballarëve të tyre, Chris Eubank Sr dhe Nigel Benn.

Chris Eubank Jr ka dyfishuar pretendimet e tij se do të tërhiqet nga boksi nëse humbet në ndeshjen kundër Conor Benn, shkruan The Independent.

“Nëse e humbas këtë luftë, tërhiqem. Humbja nga Conor Benn në këtë fazë të karrierës sime, do të thotë se nuk jam luftëtari që mendoja se isha – ose që mendoj se jam”, deklaroi Eubank Jr.

Chris Eubank vs Nigel Benn, NEC-Birmingham

Tre vite pas takimit të tyre të parë në ring Chris Eubank dhe Nigel Benn në 1993 rivalët luftuan për rezultat me barazim.

Kurse tani, në një nga luftimet më të mëdha britanike të këtij brezi, djemtë e dyshes do të ndeshen kokë më kokë.

Britanikët do të përballen me njëri-tjetrin në O2 Arena në Londër më 8 tetor. Pothuajse saktësisht 29 vjet pasi baballarët e luftëtarëve u përplasën për herë të dytë.

Humbjet e vetme profesionale të Eubank Jr ishin kundër Billy Joe Saunders dhe kundër George Groves. Ndërsa që nga disfata e fundit, Eubank Jr ka fituar gjashtë ndeshje radhazi.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika