Çift i moshuar përfundon në spital, dhëndri u dha valium – më pas u vodhi në shtëpi

Një ngjarje e rëndë është zbardhur nga policia në Shqipëri, e cila ka arrestuar një 36-vjeçar të dyshuar për intoksikimin e një çifti të moshuar dhe vjedhjen e parave të tyre.

Operacioni policor i koduar “Opportunity” u zhvillua në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Ngjarja u zbulua pasi bashkëshortët e moshuar u transportuan fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore, të dyshuar për intoksikim.

Hetimet e shpejta dhe të koordinuara zbuluan se autor i dyshuar i ngjarjes është Ismail Kllogjri, 36 vjeç, dhëndri i tyre.

Sipas Policisë, ai dyshohet se u ka administruar të moshuarve një dozë të lartë medikamenti qetësues, të dyshuar si valium, duke u shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore. Pasi i ka lënë pa ndjenja, 36-vjeçari ka marrë një shumë parash nga banesa e tyre.

Të dy të moshuarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën./A2

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika