Çitaku akuzon Kurtin për “abuzim elektoral” me ndarjen e 100 eurove për studentët

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për të shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Çitaku e ka cilësuar këtë veprim si “abuzim me taksat e qytetarëve për qëllime elektorale”, duke akuzuar kryeministrin në detyrë dhe njëkohësisht kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për manipulim me paratë publike në prag të votimeve.

“Ja si duket abuzimi me taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës për nevoja elektorale të Kryetarit të LVV.

Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, me paratë e qytetarëve të varfëruar, të cilëve ua ka shtrenjtëuar rrymën për t’i shërbyer mafias energjetike, ai shpërndan nga 100 euro për studentët.
Ky nuk është as kujdes social, as mbështetje për rininë. Është mashtrim. Është manipulim.
Është papërgjegjësi. Dhe mbi të gjitha, është panik”, ka shkruar Çitaku, teksa ka shpërndarë një një SMS dërguar studentëve nga Zyra e Kryeministrit.

Reagimi i saj erdhi pas njoftimit të, Albin Kurti, se është procesuar pagesa e parë për 49,623 studentë nga të gjitha drejtimet dhe institucionet e arsimit të lartë, publike e private, të cilët janë kualifikuar si përfitues të shtesës së njëhershme prej 100 eurosh.

Në një SMS dërguar studentëve nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka uruar fillimin e vitit të ri akademik dhe ka njoftuar për përfitimin e shumës, duke theksuar se “me qeverinë tonë, studentët gjithmonë do të kenë mbështetjen e shtetit”.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika