Çitaku e quan skandaloze deklaratën e Sveçlës

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur skandaloze deklaratën që ka dhënë gjatë kësaj të shtuneje ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur skandaloze deklaratën që ka dhënë gjatë kësaj të shtuneje ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Çitaku i është drejtuar ministrit Sveçla se është në atë pozitë për të mbrojtur rendin, ligjin e Kushtetutën dhe, sipas saj, jo për t’i sulmuar mediat dhe për ta cenuar fjalën e lirë.

“Po sillesh si Komisar. E për gjuhën kundër veteranëve, s’po flas. Turp dhe mjerim”, ka shkruar Çitaku.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se ishte dora e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, vendi nga i cili audio-incizimet e shefes së Grupit Parlamentar me Simiq gjetën rrugën për t’u publikuar nga një gazetë në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se si pasojë e publikimit të tyre vijuan përleshjet në Kuvend e për rrjedhojë edhe u dëmtua imazhi i vendit.

“I gjendur në një situatë të tillë, ku pozicioni i tij karshi Kosovës po dobësohet dita ditës, me sa duket Vuçiqi ka vendosur që t’i kthehet luftës hibride, që përmes dezinformatave, shpifjeve, krijimit të frikës e mosdurimit, të provojë të nxisë pakënaqësi e trazira edhe në Kosovë. Kjo nuk ka qëllim forcimin e pozicionit negociues të Vuçiqit, por dobësimin e pozicionit të Kurtit. Biseda të zhvilluara në Kuvend, të cilat Lista Serbe i kishte incizuar dhe incizimet ia kishte dorëzuar Vuçiqit, nga dora e Vuçiqit gjetën rrugën e tyre për t’u publikuar në një media në Kosovë. Dhe tani si rezultat i keqinterpretimeve të qëllimta e patëm një skenë dhune të provokuar në parlamentin e Kosovës, dhe si të mos mjaftonin ato skena që portretizuan Kosovën si vend jostabil në të gjitha mediat ndërkombëtare, sot ka edhe një protestë të thirrur para qeverisë”, ka shkruar ai.

Sveçla e ka quajtur “të çuditshme” protestën e veteranëve të UÇK-së që planifikohet të mbahet të shtunën, duke bërë një lidhje me një tjetër protestë që do të zhvillohet në Serbi.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka deklaruar se akoma “më e çuditshme” mbetet mbështetja që protesta po merr nga emra, të cilët, sipas tij, dikur vinin në pikëpyetja vlerat e UÇK-së.

“Si rezultat i keqinterpretimeve të qëllimta e patëm një skenë dhune të provokuar në parlamentin e Kosovës, dhe si të mos mjaftonin ato skena që portretizuan Kosovën si vend jostabil në të gjitha mediat ndërkombëtare, sot ka edhe një protestë të thirrur para qeverisë. Është e çuditshme se si qëlloi që protesta të jetë e organizuar të shtunën, kohën e njejtë me protestën në Beograd që atje po organizohet kundër Vuçiqit. Është edhe më e çuditshme që këtë protestë e kanë thirrur Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi në emër të mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, kur të gjithë i dijnë deklaratat e tyre publike se UÇK-ja ka kryer krime lufte në Kosovë”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika