Çitaku e quan skandaloze letrën e Gërvallës për Asociacionin

"Skandaloze në përmbajtje, skandaloze në formë. Skandaloze në mesazhin që përçon tek aleatët".

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Gjatë mëngjesit të së enjtes u bë e ditur se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, i ka dërguar një letrën e presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin.

Në atë letër, Gërvalla është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit, duke theksuar se Qeveria e Kosovës ka shprehur vullnetin dhe se shpreson se zotimi i saj të përmbushet.

Këtë letër e ka cilësuar skandaloze nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka thënë se diplomacia nuk është lojë fëmijësh.

“Skandaloze letra e ministres së Punëve të Jashtme. Skandaloze në përmbajtje, skandaloze në formë, skandaloze në mesazhin që përçon tek aleatët. Diplomacia nuk është lojë fëmijësh”, ka shkruar Çitaku, në Facebook.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika