Çitaku-Haxhiut: Kontributi juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave është gazi lotsjellës

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres Haxhiu, e cila kishte thënë se në të kaluarën ish-pushtetarët i mashtronin qytetarët në lidhje me liberalizimin e vizave duke iu përgjigjur, "Me tërë respektin ministre, kontributi i juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave është gazi lotsjellës në Parlamentin e Kosovës"

Vlora Çitaku, Nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës





“Me tërë respektin ministre, kontributi i juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave është gazi lotsjellës në Parlamentin e Kosovës”.

Kështu i është kundërpërgjigjur nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për liberalizim të vizave, e cila kishte thënë, “Jemi optimistë se qytetarët do të lëvizin lirshëm, por nuk do të bëj sikur qeveritë e kaluara, sepse i dini deklaratat e ish-kryeministrave dhe ish-presidentëve që i kanë mashtruar qytetarët”.

Çitaku, ndër të tjera, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret vite më parë.

“Këtë nuk po e them unë, por Komisioni Evropian”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe më 12 tetor, Komisioni Evropian pritet të publikojë tekstet e paketës së zgjerimit dhe të raporteve individuale të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor në takimin e kolegjit të komisionerëve.

Gjatë ditës, raporti zyrtar 2022 për Kosovën do t’i dorëzohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Haxhiu: Nuk kemi jetë grash e vajzash për të humbur, duhet të bëjmë përpjekje për mbrojtjen e tyre

 





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika