Çitaku: Institucionet të këndellen, në Hagë historia dhe lufta jonë për liri janë braktisur nga shteti

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku thotë se institucionet e Kosovës, presidentja, kryeministri dhe ministrja e Punëve të Jashtme duhet të "këndellen" urgjentisht teksa ka shtuar se në Hagë historia dhe lufta për liri janë braktisur nga shteti

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se Ambasadat e Rusisë nëpër botë po shpërndajnë “informata” se Ukraina po bën trafik të organeve në zonat e luftës.

Çitaku ka thënë se ky skenar është i njëjti me atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Rusia ka filluar që në mënyrë agresive ta shtyjë trillimin se Ukraina po bënë trafikim të organeve në zonat e luftës. Ambasadat e Rusisë nëpër botë po shpërndajnë ‘informata’ të tilla nëpër platformat e tyre zyrtare në rrjete sociale”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, institucionet e Kosovës, presidentja, kryeministri dhe ministrja e Punëve të Jashtme duhet të “këndellen” urgjentisht teksa ka shtuar se në Hagë, historia dhe lufta për liri janë braktisur nga shteti.

“Institucionet tona, presidentja, kryeministri, ministrja e Punëve të Jashtme duhet të këndellen urgjentisht. Mosdurimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit nuk duhet t’ua mundë dashurinë për Kosovën. Në Hagë sot, historia dhe lufta jonë për liri janë braktisur nga shteti”, ka vijuar Citaku.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika