Çitaku kërkon llogaridhënie e dorëheqje nga ata që kishin për detyrë ta mbronin gruan e vrarë në Pejë

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kërkuar llogaridhënie dhe dorëheqje për vrasjen e gruas në Vitomiricë të Pejës.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se përgjegjësia duhet të kërkohet nga secili zyrtar në zinxhirin institucional, roli dhe veprimet e të cilit duhet të shqyrtohen.

“Kërkohen llogaridhënie dhe dorëheqje. Nga ata që kishin detyrë ta mbronin”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se jeta e një gruaje nuk mund të jetë çmimi i indiferencës, neglizhencës apo dështimit institucional.

Çitaku ka përmendur edhe tetë gratë që, sipas saj, kanë humbur jetën, duke kritikuar mungesën e veprimeve konkrete për mbrojtjen e grave në rrezik.

“Konferencat, seminaret, ligjet dhe strategjitë mbeten vetëm një copë letër, nëse nuk shoqërohen me veprime konkrete, me mbrojtje reale për gratë në rrezik dhe me përgjegjësi për ata që dështojnë t’i mbrojnë”, ka shkruar ajo.

Gruaja u gjet e vdekur të dielën në Vitomiricë të Pejës. Sipas Policisë, i dyshuari për vrasjen është kunati i viktimës, i cili ndodhet në arrati. Dyshohet se gruaja është vrarë pas goditjeve me një mjet të fortë.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika