Çitaku kritikon Kurtin për vizat: Kontributi juaj fillon e përfundon me gazin lotsjellës në Parlament

Vlora Çitaku e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, në lidhje me liberalizimin e vizave, duke thënë se ai nuk ka kontribuuar fare në këtë proces

Nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku





Nënkryetarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen e vizave.

Ajo i ka cilësuar si të “pavërteta të mëdha”, fjalët e Kurtit, në lidhje me vendimin e BE-së për vizat, teksa ka thënë se Kurti po tenton t’i marrë meritat për vete.

“Kryeministri në një status të gjatë në Facebook, duke bërë përpjekje t’ia japë vetes meritat për liberalizimin e vizave (në vitin 2024), paska thënë të pavërteta të mëdha, duke justifikuar kështu edhe vonesat e BE për liberalizimin e vizave”, ka shkruar ajo.

Ajo ka theksuar se Kosova, që nga viti 2018, i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, por që sipas saj, vonesat kanë qenë tërësisht politike.

Për kontributin e Kurtit, Çitaku ka thënë se “ai fillon dhe përfundon me gazin lotsjellës në Parlament”.





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika