Çitaku-Kurtit: Pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit, mos u fsheh

"Tani Albin, pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit. Mos u fsheh", ka shkruar nënkryetarja e PDK-së, Çitaku.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka kërkuar transparencë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se shpreson që këtë javë të marrë fund “vallja e rrezikshme e popullizmit” të cilës sipas saj, “paturpësisht i ka prirë Kurti duke “përbaltur e lënduar secilin që ka menduar ndryshe nga Albini opozitar”.

“Për vitet e humbura dhe mundësitë e pashfrytëzuara nga helmi i vjellur nga populizmi dhe oportunizmi i Kurtit do flasim prapë. Tani Albin, pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit. Mos u fsheh”, ka shkruar Çitaku.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika