Çitaku: Pa shumicë të re parlamentare më 28 dhjetor, demokracia shkon drejt fundit

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për sulme të përsëritura ndaj institucioneve të drejtësisë dhe mediave.

Në Debat Plus, Çitaku tha se sulmet ndaj prokurorëve dhe gazetarëve janë bërë “me emër e mbiemër”, duke pretenduar se Kurti ka përdorur foltoren e Kuvendit për t’i targetuar ata që kanë zbardhur apo raportuar aferat korruptive.

Sipas saj, mekanizmi shtetëror është vënë në mbrojtje të personave të përfshirë në afera të mëdha financiare.

“Martin Berisha vazhdon të jetë ambasador ndonëse tashmë ka dëshmi për përfshirjen e tij në afera multimilionëshe në energjetikë. Nagip Krasniqi ka aktakuzë dhe vazhdon të mbrohet nga eksponentë të lartë të LVV-së. Ndërkohë sulmohen gazetarët, prokurorët, gjyqtarët,” tha Çitaku.

Ajo theksoi se kjo qasje ka një synim të qartë ta “delegjitimojë çdo institucion në Kosovë”.

“Kjo lloj mendësi e ka një qëllim që të deligjitimojë çdo institucion në Kosovë. Kanë bërë përpjekje të madhe që ta delegjitimojn Parlamentin, Prokurorinë, Gjykatën Kushtetuese. Dhe a dini çfarë ndodhe kur delegjitimohet çdo institucion, ushqehet dhe rritet kulti i individit, vetëm një njëri në këtë rast Albin Kurti është autoriteti që ndan drejtësi, ai na tregon neve çfarë është mirë e keq. Ai na tregon se kush është tradhtar e kush punon për Kosovën”, ka deklaruar ajo.

Çitaku paralajmëroi se nëse kjo situatë vazhdon, vendi rrezikon të përballet me “fundin e demokracisë”.

“Ky është fundi i demokracisë, nëse ne bashkërisht nuk mobilizohemi që në zgjedhjet e 28 dhjetorit të krijojmë një shumicë të re parlamentare”, deklaroi Çitaku.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika