Çitaku për Kurtin: Kosova e pranon marrëveshjen pasi ta ketë votuar në Parlament

Sipas nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, plani franko-gjerman mund të llogaritet i pranuar nga Kosova, atëherë kur i merr votat në Kuvendin e Kosovës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se ka pranuar planin franko-gjerman. Sipas Çitakut, nuk mund të duket se e ka pranuar Kosova, pa e pranuar edhe Kuvendi i Kosovës.

“Ne e kemi pranuar propozimin paska thënë kryeministri. Ne, ndoshta po mendon për veten dhe për Bislimin. Kosova e pranon pasi ta ketë votuar në Parlament”, ka shkruar Çitaku.

Më tej, Çitaku ka kërkuar që kryeministri Kurti të sqarojë në Parlament, se a e përmban marrëveshja njohjen reciproke dhe a do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Asocacionin.

“Ndërkohë, kryeministri të vijë në Kuvend dhe të sqarojë se a e përmban marrëveshja njohjen reciproke dhe a do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për themelimin e Asocacionit ”, ka theksuar ajo, duke u refuzuar që të flasë për gjashtë kushtet e kryeministrit Kurti.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika