Çitaku: Përplasjet me aleatët po bëhen për t’i mbuluar skandalet në qeverisjen e brendshme

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se "përplasjet me aleatët, në emër të sovranitetit, po bëhen për të kompenzuar mungesën e sukseseve në qeverisje, dhe për të mbuluar skandalet"

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e Partisë Demokratiek të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe “eksponentët” e VV-së janë duke vazhduar të krijojnë, siç është shprehur ajo, kriza dhe konflikte me aleatët.

Çitaku ka thënë se “kacafytjet e tyre publike” po ua lënë qeverisë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme.

“Tashmë është e qartë, përplasjet me aleatët, në emër të sovranitetit, po bëhen për ta kompenzuar mungesën e sukseseve në qeverisje dhe për t’i mbuluar skandalet. Nuk do të ketë jetë të gjatë kjo mendësi”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika