Çitaku: Qeveria ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues po e sheh si kërcënim

"Pra, në qeverisje e kemi një parti e cila ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e sheh si kërcënim", ka thënë nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka thënë se partia në pushtet, ndarjen e pushteteve po e sheh si kërcënim.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se në demokracitë liberale Kushtetuta dhe ligji shërbejnë si pararojë për të kufizuar epshet, ambicjet, e ndonjëherë edhe deliret e politikanëve të papërgjegjëshëm.

“Pra, në qeverisje e kemi një parti e cila ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e sheh si kërcënim. Në demokracitë liberale Kushtetuta dhe ligji shërbejnë si pararojë për të kufizuar epshet, ambicjet, e ndonjëherë edhe deliret e politikanëve të papërgjegjëshëm “, ka shkruar Çitaku.

Ajo e ka kritikuar Qeverinë për “mendësi totalitare”, të cilën ajo e ka quajtur kërcënim.

Ndryshe, në mbledhjen e Qeverisë, që është mbajtur të mërkurën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në disa raste niveli i qeverisjes lokale po përdoret si opozitë ndaj nivelit qendror.

 

Kurti: Qeverisja lokale në disa raste po përdoret si opozitë ndaj asaj qendrore

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika