City kualifikohet në finalen e Kupës së Ligës

Manchester City do të përballet me Arsenalin në finalen e Kupës së Ligës, pas eliminimit të fituesit në fuqi, Newcastle United.

Të mërkurën mbrëma, City fitoi edhe ndeshjen kthyese të gjysmëfinales në “Etihad Stadium” me rezultat 3:1. Ndeshjen e parë jashtë fushe e kishte fituar 2:0.

Të tre golat e Cityt u shënuan në pjesën e parë: sulmuesi egjiptian Omar Marmoush shënoi dy herë (7’ dhe 29’), ndërsa mesfushori Tijjani Reijnders realizoi golin e tretë në minutën e 32-të.

Për Newcastle shënoi Anthony Elanga në minutën e 62-të, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin.

City kalon tutje me rezultatin e përgjithshëm 5:1 dhe finalja kundër Arsenalit do të luhet më 22 mars në “Wembley”.

Newcastle United kishte fituar edicionin e kaluar të Kupës së Ligës, duke mposhtur Liverpoolin.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika