Çka fitojnë shqiptarët nga qeveria e re në Maqedoni të Veriut?

Udhëheqja e gjashtë ministrive dhe posti i shtatë zëvendësministrave në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut që ka gjithsej 24 ministri, është hisja që shqiptarët me koalicionin VLEN kanë marrë nga pushteti i VMRO-DPMNE-së, dhe kryeministrit Hristijan Mickoski. Gazetarë dhe analistë shqiptar nga shteti fqinj thonë se fakti se Mickoski mandatin e nisi duke i kundërshtuar ndryshimet Kushtetuese nuk është shenjë e mirë, ndërsa në anën tjetër ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, shpreh shqetësime për faktin se pjesë e Qeverisë është një politikan serb anti-shqiptar, me lidhje me shërbimin rus dhe BIA-n serb

Mandatin për të qeverisur Maqedoninë e Veriut emrin e së cilës madje e konteston, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e nisi duke folur rreth nevojës për të shmangur veton bullgare për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke premtuar se përgjatë mandatit si kryeministër s’do të lejojë miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Bazuar në këtë deklaratë dhe në përbërjen e re të Qeverisë, gazetarët shqiptar në Maqedoni të Veriut thonë se ka pak shpresa se do të bëhen realitet objektivat e partive shqiptare.

“Si duket anëtarët e VLEN-it që përbëhet nga 5 subjekte, 4 origjinale këtu në Maqedoninë e Veriut dhe nga Vetëvendosja e kryeministrit, Albin Kurti, si duke nuk iu kanë përmbajtu një marrëveshjeje të nënshkruar para fillimit të fushatës zgjedhore se ndryshimi i Kushtetutës do të jetë vija e kuqe për koalicionin e me partinë VMRO-DPMNE”, ka deklaruar Seladin Xhezairi – Gazetar nga Maqedonia e Veriut

Xhezairi thotë se ndër të vetmin projekt që Qeveria e ka në program e që është i rëndësishëm për shqiptarët, është ndërtimi i autostradave në korridorin 8, ndërsa për rrugën me tunel nga Tetova për në Prizren shton se koalicioni VLEN ka dështuar ta fusë në programin e Mickoskit.

Këto nuk janë lëvizjet e vetme që ndërlidhen me faktorin shqiptar. Zëvendëskryeministër dhe ministër për Marrëdhënie mes Etniteteve, është emëruar serbi Ivan Stoilkoviq, aktiviteti dhe bindjet e të cilit po konsiderohen shumë problematike.

“Ai që prej vitit 2019 ka vizita të rregullta në Moskë dhe është pjesëmarrës i të ashtuquajturës konferencës së sigurisë në Moskë që organizohet nga Shërbimi rus sekret dhe në të cilët sikurse është e evedntuar ai ka qenë bashkë me Aleksandar Vulinin atë kohë shef i BIA-s së Serbisë”, është shprehur Burim Ramadani – Ish-kryeinspektor i AKI-së

.Stoilkoviq sipas ish kryeinspektorit të AKI-së njihet për qëndrime të rrepta anti-shqiptare, si përkrahës i Putinit dhe i influencës ruse, si përkrahës i “Botës serbe” madje edhe me dokumente si punëtor i BIA-s serbe dhe së fundi edhe i ka lavdëruar terroristët dhe grupin e Radojçiqit që kryen agresion dhe e vranë rreshterin, Afrim Bunjaku.

Ndonëse nuk e kontestojnë orientimin pro serb dhe pro rus të Stoilkoviqit, gazetar nga Maqedonia e Veriut, janë të mendimit se sjellja e tij në pushtet do të jetë ndryshe.

“Mickoski sipas asaj që mendon unë ai ka intencën që të marr sa më shumë komunitete jo-shumicë, dhe në kuadër të lojës politike mendoj se Mickoski nuk është aq naivë dhe aq jo racionalë siç po e paraqesin që mos ta ketë vëmendjen tek tipi i këtij politikani që ka qenë kontravers”, deklaroi Fatos Rushiti – Gazetar nga Maqedonia e Veriut.

Në Qeverinë me 24 Ministri, partitë shqiptare të koalicionit VLEN do të drejtojnë gjashtë prej tyre dhe do të kenë postin e zëvendësministrave në shtatë ministri.

 

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika