Clark në Hagë: UÇK-ja nuk kishte zinxhir komandues

Gjenerali Wesley Clark, ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale për ish-krerët e UÇK-së, ka folur për tensionet në Kosovë pas përfundimit të luftës, për strukturën e UÇK-së dhe për rolin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Clark u pyet për ngjarjet në Mitrovicë gjatë korrikut 1999 dhe deklaroi se nuk ka pasur asnjë tregues se UÇK-ja kishte organizuar trazira. Ai konfirmoi, megjithatë, se kishte pasur përpjekje nga serbët për të spastruar pjesën veriore të lumit Ibër nga shqiptarët.

Gjenerali tregoi se kishte raportuar këtë situatë tek sekretari i NATO-s dhe ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të Francës, duke theksuar se trupat franceze të KFOR-it ishin dislokuar në atë zonë dhe ishin urdhëruar të mbrojnë serbët.

“Më vonë kam çuar përforcime atje në mënyrë që shqiptarët të mund të jetojnë atje”, ka thënë Clark.

Lidhur me strukturën e UÇK-së, Clark theksoi se nuk kishte pasur kontroll civil mbi organizatën dhe se nuk ka qenë e mundur që UÇK-ja të kishte një zinxhir komandues funksional me hierarki të plotë pa dijeninë e NATO-s dhe SHBA-së.

Clark gjithashtu foli për takimet me delegacionin shqiptar në Rambuje më 1999, duke përfshirë Hashim Thaçin. Ai theksoi se Thaçi nuk ishte komandant ushtarak i UÇK-së dhe nuk kishte dijeni mbi vendndodhjen e forcave gjatë bombardimeve.

Gjenerali përshkroi Thaçin si një figurë bindëse dhe të veshur mirë, por të paeksperiencë ushtarake, me ndikim të kufizuar mbi luftëtarët e UÇK-së.

“Ai ishte vetëm njëri nga personave atje. Ishte personi më me autoritet, më i riu dhe më bindësi. Pra, ishte personi që ishte i veshur më së miri, i kishte flokët e palosura në mënyrën më të përshtatshme. Më sa kuptova jetonte në Zvicër dhe fliste gjermanisht, nuk fliste shumë anglisht asokohe, ndërsa unë flisja pak gjermanisht dhe ishte e vështirë të komunikonim”, ka shtuar Clark.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika