Çmimet po rriten vazhdimisht, qytetarët në betejë me jetesën e shtrenjtë

Çmimet e produkteve esenciale qumështi, djathi, vaji, vezët dhe artikuj të tjerë ushqimor në vendin tonë po vazhdojnë të shënojnë ngritje, bashkë me to është shtrenjtuar edhe kostoja e shërbimeve tjera për qytetarët në Kosovë.

Qytetarët ankohen për këto shtrenjtime dhe për pagat e ulëta siç thonë ata për t’i përballuar këto çmime të larta. Ndërsa ekspert të ekonomisë thonë se ngritja e çmimeve po ndodh për shkak të mungesës së konkurrencës jo të drejtë në treg dhe importit të lartë të mallrave.

Shteti ynë ka importuar mallra në vlerë mbi 5 miliardë euro, vetëm nga muaj janar deri në shtator të këtij viti. Vlera e importit është rritur me rreth gjysmë miliardi euro në këtë periudhë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporton KosovaPress.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit në një mesatare në shtator shënuan rritje (inflacioni) prej 4.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Krahas të ardhurave mujore në Kosovë, sipas ASK-së, pensioni bazik në vendin tonë është 120 euro, paga minimale 350 euro bruto dhe paga mesatare 639 euro për vitin 2024.

Përveç kësaj, qytetarët shprehen të shqetësuar për këtë situatë, duke e cilësuar të papërballueshme për xhepin e tyre. Ata, kërkojnë më shumë angazhim nga institucionet përkatëse për të kontrolluar tregun dhe çmimet.

Përballë kësaj situate, njohës të çështjeve ekonomike po theksojnë mungesën e politikave konkrete për ta zbutur këtë trend negativ.

Ish-ministri i Tregtisë, dhe Industrisë Ismet Mulaj, deklaron për KosovaPress se ngritja e çmimeve po ndodh për shkak të mungesës së konkurrencës së padrejtë në treg dhe varësisë së vendit nga importii madh i mallrave.

Nga Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit, Selatin Kaçaniku ka theksuar se përveç ndikimeve të jashtme, mungesa e planifikimit shtetëror e ka lënë konsumatorin pa mbrojtje.

Ndërsa, nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk janë deklaruar për KosovaPress nëse janë duke i monitoruar (inspektuar) çmimet në Kosovë.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit për muajin shtator 2025 ishte më i lartë, në një mesatare prej 4.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë 2024, ndërsa inflacioni mujor ishte -0,2 për qind në shtator 2025, njoftoi Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas tij, ka politika që mundet me ndërmarrë Qeveria në detyrë, që të lehtësohet barra e rëndë që mund ta paguajnë qytetarët apo konsumatorët.

Në raport thuhet se rritja e çmimeve të konsumit vjen për shkak të ngritjes së çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet: pushime të organizuara 23,1%; bileta të fluturimeve 22,5%; energji elektrike 17,4%; kafe, çaj dhe kakao 14,2%; pemë 13,0%; mirëmbajtje dhe riparime të pajisjeve personale të transportit 12,8%; mish 12,1%.

Po ashtu sipas ASK-së rritja vazhdon te shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit 10,4%; qumësht, djathë dhe vezë 8,8%; shërbime hoteliere 8,3%; shërbime ambulantore 7,3%; vajra dhe yndyrna 6,8% dje perimet 5,8%).

Inflacioni dhe pasiguria politike janë dy shqetësimet kryesore për qytetarët kosovarë, thuhet në një hulumtim të Valicon i titulluar “New Normal Study”, i përfunduar në periudhën 18 deri 21 gusht të këtij viti në shtete të rajonit, përfshirë edhe vendin tonë.

Ky hulumtim nxjerrë në pah gjithashtu se 40 për qind e kosovarëve kanë theksuar se jeta e tyre është më e keqe sot sesa pesë vjet më herët.

Qeveria në detyrë, dje mori vendim për rritjen e pensioneve në 150 euro, si dhe shtesave për fëmijë për 50 për qind nga muaji nëntor i këtij viti. Po ashtu, qeveria në detyrë mori vendim për rritjen e pagës minimale për vitin 2026. Paga minimale u tha se do të rritet në dy faza: nga 1 janari i vitit 2026 paga minimale do të jetë 425 euro, ndërkaq nga korriku i vitit 2026 paga minimale do të bëhet 500 euro.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika