Çmimi i naftës bie 12% pas deklaratës së Trumpit për bisedimet me Iranin

Në gjysmë ore pas postimit të presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet konstruktive me Iranin, tregjet globale reaguan menjëherë.

Çmimet e energjisë ranë ndjeshëm, me çmimin e naftës Brent që zbriti 12%, duke u vendosur nën 100 dollarë për fuçi, për shkak të pritjeve për një furnizim më të normalizuar me naftë dhe gaz.

Tregjet e aksioneve ndryshuan drejtim, duke reflektuar pritjet për një rrugë drejt përfundimit të luftës. Parashikimet për hapjen e tregjeve amerikane ishin 2-3% më lart.

Trumpi ka shkruar në Truth Social të hënën se kishte udhëzuar Departamentin e Luftës që të shtynte të gjitha sulmet ndaj objekteve energjetike të Iranit për një periudhë pesë-ditore, për të parë ecurinë e bisedimeve mes Washingtonit dhe Teheranit.

Edhe tregjet e borxhit qeveritar, përfshirë tregun e obligacioneve në Mbretërinë e Bashkuar, panë rënie të ndjeshme të normave të interesit, pasi mëngjesin e sotëm ishin rritur shumë për shkak të pritjeve për një konflikt të zgjatur me ndikim të përhershëm në furnizim, gjë që do të shkaktonte inflacion dhe shok energjie.

Në Britani, tregjet kishin llogaritur deri në katër rritje të normave këtë vit, por kjo pritje u përmbys pas reagimit të menjëhershëm të tregut, me normën 10-vjeçare që ra 0.4 pikë përqindjeje në 4.78%.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se tregjet janë ende më të dobëta se para fillimit të konfliktit. Edhe në rast përfundimi i menjëhershëm i luftës, do të mbeten pasoja në furnizimin me gaz, veçanërisht për shkak të dëmeve në objektet kyçe të Katarit.

Trump njofton bisedime me Iranin për “ndalimin total të armiqësive” dhe pezullon sulmet për 5 ditë

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika