COVID-19 në rritje: 12 vdekje të shënuara gjatë javës

Numri i rasteve me COVID-19 ka shënuar rritje përgjatë javës që lamë pas. Numri më i madh i vdekjeve është shënuar të shtunën me 4 raste

Qendra e COVID-19, Shkup

COVID-19 po kalon një valë të madhe të prekurve.

Një numër i madh i të infektuar me COVID-19 është shënuar gjatë javës së fundit.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Ministria e Shëndetësisë, ku sipas tyre ka edhe numër të madh të pacientëve të hospitalizuar.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 9 mijë e 408.

Nga e hëna deri më sot, kanë humbur jetën 12 qytetarë.

Numri më i lartë i vdekjeve është shënuar dje, ku ishin 4 raste.

Statistikat e të infektuarëve me COVID-19:

Të hënën (18 korrik) ishin 615 raste pozitive, dy vdekje.

E martë (19 korrik) shënohen 842 raste pozitive, një vdekje.

E mërkurë  (20 korrik) rezultuan numër i madh i rasteve pozitive me 1793 raste dhe dy vdekje.

E enjte (21 korrik) 1440 raste pozitive, dy vdekje.

E premte (22 korrik) 1390 raste pozitive, një vdekje.

E shtunë (23 korrik) 1401 raste pozitive, katër vdekje.

Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar edhe  dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grup-moshën 12 + vjeçare.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika