Cramon merr kërcënim nga grupi ”Wagner” i mercenarëve rusë

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka njoftuar se ka marrë një letër kërcënuese e grupit ''Wagner'', grup i mercenarëve rusë të udhëhequr nga oligarku i Putinit, Yevgeny Prigozhin

Viola von Cramon, eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka bërë të ditur se ka marrë një letër kërcënuese, si pasojë e një fjalimi të saj, fjalim të cilin e kishte bërë pak muaj më parë.

Sipas asaj që ka thënë von Cramon, letra kërcënuese ka ardhur nga grupi mercenar ”Wagner”, grup i sponsorizuar nga shteti rus, dhe i drejtuar nga oligarku, Yevgeny Prigozhin i afërt me presidentin rus, Vladimir Putinin.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social ‘Twitter’, Cramon ka thënë se grupi Wagner ishte i pakënaqur me fjalimin e saj, duke i dërguar letër kërcënuese dhe paditur atë me 10.000.000 rubla.

”Rusia është një shaka! Grupi mercenar i sponsorizuar nga shteti rus, Wagner, i drejtuar nga oligarku i Putinit, Prigozhin është aq i pakënaqur me fjalimin tim plenar sa më ka dërguar një letër kërcënuese, duke më paditur për 10.000.000 rubla. Më bënë për të qeshur. Gëzohem që jam në shoqërinë e Andrius Kubilius”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ndryshe, siç ka bërë të ditur von Cramon, bëhet fjalë për një fjalim të saj të vitit 2021 në të cilin, ajo kishte kërkuar që Bashkimi Evropian të vendosë sanksionet më të rrepta për grupin ”Wagner”.

”Vdekja është biznesi ynë dhe biznesi po shkon mirë. WagnerGroup i Rusisë dhe mercenarë të tjerë guxojnë të veprojnë nën këtë moto, sepse ne i lejojmë ta bëjnë këtë. BE duhet të vendosë sanksionet më të rrepta për të treguar se vrasja nuk është biznes, është krim kundër njerëzimit!”, kishte deklaruar von Cramon.

Siç është thënë më herët, ky grup ka rekrutuar, trajnuar dhe dërguar operativë ushtarakë privatë në zonat e konfliktit anembanë botës, për të ushtruar dhunë, grabitje të burimeve natyrore dhe frikësim të civilëve, duke shkelur ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Grupi mercenar rus tërhoqi për herë të parë vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2014, kur mbështeti separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Mercenarët rusë në Afrikë mund të dërgohen në Ukrainë

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika