Daçiq: Janë arrestuar dy persona si bashkëpunëtorë të të dyshuarit për vrasjen e policit

Ministri Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq ka thënë se janë arrestuar dy persona, nën dyshimet se e organizuan transportimin e të dyshuarit për vrasje nga Presheva në Loznicë – i cili vrau një polic dhe një tjetër plagosi në Loznicë të Serbisë.

Arrestimin e ka realizuar policia e Republikës Srpska –  e cila ka aktivizuar xhandarmërinë për kërkimin e të dyshuarit – në një restorant në rrugën Raçanska, në qytetin e Bijeljina.

“Në Bijelinë, pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Srpska, është arrestuar Z.R., (1985), i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë. Gjithashtu, gruaja e tij I.R., është arrestuar si bashkëpunëtore në Mlladenoc”, ka thënë Daçiq, shkruan N1.

Ndërkaq, më herët Daçiq ka thënë se autoritetet serbe janë duke punuar që ta identifikojnë nëse personi i dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri është Artan Hajrizi apo vëllai i tij Faton Hajrizi, teka ka komentuar një kartë identiteti gjermane në emër të Artan Hajrizi që dyshohet se u gjet në vendin u ndodhi vrasja.

Por, Artan Hajrizi ka mohuar të ketë pasur dorë në vrasjen e policit në Serbi.

Ai, për Dukagjinin ka thënë se gjendet në Gjermani, derisa ka pretenduar se i janë vjedhur dokumentet identifikuese nga vëllai i tij, Faton Hajrizi.

“Jam në policinë e Gjermanisë në Honiver, i kam lajmëru që m’i kanë vjedhur dokumentet e janë ecë”, ka thënë Artan Hajrizi ekskluzivisht për Dukagjinin

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika