Daçiq: Në Bruksel këto ditë do të merren vendime për luftë apo paqe

Sipas Ivica Daçiq-it, presidentit të Serbisë i duhet mbështetja e të gjitha subjekteve politike sepse në Bruksel do të definohen shumë gjera, që pas takimit ose do të ketë luftë ose paqe  

Ivica Daçiq, ish-kryetari i Kuvendit të Serbisë

Ish-kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë për Tanjug se në Bruksel këto ditë do të merren vendime për luftë apo paqe në Kosovë.

Ivica Daçiq, Ish-kryetari i Kuvendit të Serbisë, ka reaguar lidhur takimin 18 gushti në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq. Që sipas tij ky takimi do t’i definojë shumë gjera.

Sepse sipas Daçiq-it “do të merren vendime për luftë apo paqe në Kosovë”.  Por ai për këtë çështje iu ka bërë thirrje, “të gjitha subjektet politike në Serbi duhet të jenë të bashkuara në mbështetjen e tyre për presidentin Vuçiq”, ka thënë Daçiq për Tanjug.

Sipas Daçiq, “Aleksandar Vuçiqi në mënyrën më të mirë të mundshme do ta ruajë paqen dhe do t’i mbrojë interesat tona shtetërore dhe kombëtare në takimet e ardhshme në Bruksel”.

Tutje Daçiq iu ka bërë thirrje përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që sipas tij, Kosova “nuk respekton asnjë marrëveshje nga Brukseli, përfshirë edhe Marrëveshjen e Brukselit në përgjithësi, duke refuzuar formimin e Asociacioneve të Komunave Serbe dhe me vendimet e njëanshme po rrezikon paqen”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika