Daku kërcënohet nga rusët, Rashiti: Ta definojë të ardhmen, të transferohet në Evropë 

E ashtuquajtura brigada vullnetare e ushtrisë ruse e quajtur “Espanjola”, e përbërë nga tifozë të klubeve të futbollit, e ka kërcenuar futbollistin e kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Dakut, duke i kërkuar që të mos kthehet në Rusi, te Rubin Kazan.

“Espanjola i drejtohet Dakut. Ne do të jemi të prerë. Më mirë të mos kthehesh në Rusi! Asnjë falje nuk do të ndihmojë këtu. Është shume vonë”, thuhet në reagimin e tyre. 

Kjo erdhi pas thirrjeve që bëri Daku kundër maqedonasve e serbëve, ku më vonë kërkoi falje në një ndeshje të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Këtë e ka komentuar gazetari Valon Rashiit, i cili ka thënë se Daku është mirë të konsiderojë transferimin të ndonjë ekip në Evropë.

“Duhet të ketë kujdes që këto kërcënime ndryshe prej këtu në Kosovë, ne edhe si gazetarë kemi pas kërcënimet, por nuk janë shpesh serioze. Janë më shumë të rrjeteve sociale. Po këto grupet që po përmenden, sidomos rus, janë të njoftuar për këtë pjesën që janë tepër agresiv dhe të rrezikshëm. Kështu që me siguri edhe Daku do t’i merr masat e tij edhe në përformancë edhe do ta definojë të ardhmen tij. Ka potencial për t’u bashkangjitur në ndonjë lig më të mirë në Evropë, liga e Rusisë edhe për shkak të luftës në Ukrainë, nuk shikohet shumë”, ka thënë Rashiti.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika