Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, këto janë çmimet

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të enjten pasdite se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Zvicrës, që zhvillohet më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çmimi i një bilete në tribunën veriore ose jugore është 10 euro.

Për tribunën në lindje bileta kushton 20 euro, kurse për perëndim 30 euro.

100 euro është çmimi i biletës në sektorin VIP.

Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2026.

Interesimi për këtë takim është shumë i madh, pasi mund të përcaktojë fatin e “Dardanëve” për kualifikim direkt apo për kalim në fazën “play-off”.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika