Dalja në treg të hapur, Rafuna sërish kërkon kohë për bizneset

Në prag të daljes në treg të lirë të energjisë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u ka bërë thirrje edhe një herë institucioneve që ta shtyjnë këtë vendim, pasi ka arsyetuar se do të ketë efekte të mëdha negative për bizneset dhe ekonominë. 

Rafuna ka thënë se bizneset nuk po dalin kundër daljes në treg të lirë, por se vetëm po kërkojnë kohë. 

“I bëjmë thirrje institucioneve, ekzekutivit i cili duhet të jetë në mbështetje të vendit, të gjej një zgjidhje dhe të kërkoj nga ZRRE që ta shtyjë vendimin sepse bizneset do të dëmtohen, por edhe qytetarët. Kërkesa jonë është të shtyhet për një kohë derisa të përgatitemi. Asnjë biznes nuk është kundër daljes në treg të lirë, bizneset kërkojnë kohë për përgatitje. Jemi duke folë për 1300 biznese që duhet me dalë në treg të lirë dhe janë biznese që e bëjnë 60% të ekonomisë së vendit. 300 biznese në prodhim”, ka thënë Rafuna në konferencë për media. 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika