Dallaveret me prona, 7 persona u arrestuan dhe po hetohen edhe të tjerë

Përpos 7 të arrestuarve të enjten si të dyshuar për disa vepra penale që ndërlidhen me shpronësimin e pronave private, nën llupën e Prokurorisë Speciale janë edhe persona të tjerë, të cilët po hetohen si të dyshuar dhe që ndërlidhen me këtë grup. Burime të TV Dukagjini thonë se vlera e parave të sekuestruara nga ky grup ka arritur vlerën 36 mijë euro, vlera e të paktën njërës nga tri veturat e sekuestruara kap vlerën 50 mijë euro, ndërkaq më shumë detaje për grupin që dyshohet se e ka shfrytëzuar degën e Gjykatës në Graçanicë, kanë dhënë Policia e Kosovës dhe Ministri i Brendshëm në detyrë

Korrupsion, keqpërdorim i detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje ryshfeti, ushtrim të ndikimit, mashtrim, dhe armëmbajtje pa leje.

Këto janë veprat penale për të cilat dyshohen dhe të enjten përfunduan në prangat e Policisë së Kosovës, shtatë personat me inicialet, F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri të ditur se të arrestuarit dyshohen për keqpërdorime me shpronësimin e tokave private.

Sipas tij, ky grup që përfshinë edhe zyrtarë të lartë publikë, dyshohet se përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike.

Sveçla ka thënë se në mesin e të arrestuarve zyrtarë të degës së Gjykatës në Graçanicë, zyrtarë nga avokatura, nga departamenti i  shpronësimeve e po ashtu një ish-ZV.ministër. Por një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma nga institucionet tjera.

Shtatë të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë për t’i hapur rrugë paraqitjes së kërkesës për paraburgim nga prokurori i Prokurorisë Speciale.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar, mijëra euro, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme, pajisje elektronike, e gjëra të tjera.

“…Televizioni Dukagjini merr vesh që përpos personave të arrestuar ka edhe persona të tjerë të cilët po hetohen e ndoshta edhe mund të arrestohen. Po ashtu vlera e parave të sekuestruara deri më tani nga 20 mijë sa ishte në fazën fillestare, ka arritur vlerën 36 mijë euro.”

Po ashtu janë sekuestruar edhe tri vetura të markave të njohura, për të cilat TV Dukagjini merr vesh se, së paku njëra prej tyre ka vlerë rreth 50 mijë euro.

Në raportin e mëngjesit, Policia e Kosovës përpos këtyre informacioneve ka treguar tre nga të arrestuarit janë kapur duke kryer njërën nga veprat penale.

“Pas hetimeve të zhvilluara me autorizim të PSRK-së, ka kapur në flagrancë tre të dyshuar duke shkëmbyer para në vlerë të 9900€ si pjesë e marrëveshjes në mes tyre për ndarje të ryshfetit”- Policia e Kosovës.

Tutje, Policia bën të ditur se armëve dhe municionit, janë sekuestruar po ashtu edhe telefona mobil dhe llaptopë.

 

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika